A duhet opozita të takohet me Albin Kurtin para vendimit të Kushtetueses? Qytetarët japin mendimet e tyre
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
A duhet opozita të takohet me Albin Kurtin para vendimit të Kushtetueses? Qytetarët japin mendimet e tyre
13/03/2026 - 18:46
Linku u kopjua

Qytetarët kanë dhënë mendimet e tyre rreth çështjes nëse liderët e partive opozitare duhet të takohen me kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar çështjen e presidentit para se të dalë vendimi i Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Disa e shohin dialogun si të domosdoshëm, ndërsa të tjerë mendojnë se duhet pritur vendimi i gjykatës.

Fetah Deliu vlerëson se kryeministri Kurti është dashur të konsultohet më herët dhe të mos e çojë çështjen deri në Gjykatën Kushtetuese, por gjithsesi ai thotë se duhet bërë takimi për të gjetur një zgjidhje të suksesshme.

“Albin Kurti do të duhej të konsultohej pa e pru punën me shkuar në Gjykatë Kushtetuese. A mos ka gabu ai njeri? Pse nuk konsultohet mirë dhe me e marrë vendimin më të qëlluarin, më të drejtin, për  vendin tonin. Mua ma merr mendja kështu do të duhej. Po ai po struket, po vjen deri në momentet e fundit, edhe sikur kur i përgatit këto gjëra ai. Shumë keq. Për këtë vend tonin, nuk e di kush po mendon drejt e mirë me punuar. Gjithmonë në Gjykatë Kushtetuese, në Gjykatë Kushtetuese. Mjaft ma, more, e kemi lodhë atë gjykatë, ne duke mos i ditë të drejtat tona, duke mos pas përgjegjësi, po mbërrijmë këtu. Po duhet me u taku edhe përherë edhe tash, çdo takim është i suksesshëm, por me mendim të mirë, jo me shku veç të bëj reklama ose të shkoj takohem me ta, të marr poena që unë po takohem”, u shpreh Deliu.

Edhe Hysen Musliu shprehet se dialogu është i nevojshëm por që dyshon në rezultatin e tij.

“Patjetër duhet me u taku. Bisedat gjithmonë janë të nevojshme, por duke e njoftë Albinin, duke i mashtruar rregullisht, atëherë me dalë munden, po Albini s'e mban fjalën. Ai prapë i tradhton, edhe pse ju premton, ma vonë sigurisht me dredhinat që i din ai, vepron ndryshe. Kështu që marrëveshje nuk mund të ketë se Albini e sheh vetëm interesin e vet. Me 51% mendon me marrë pushtetin 100%. Patjetër opozitës duhet me i taku së paku funksioni i presidentit, mirëpo ai nuk dëshiro të lëshoj pe. Kështu që, s'kam çka tjetër, do shihen gjërat”, tha ai.

Një qytetar tjetër, Sali Hamiti mendon se takimet nuk kanë kuptim pa dalë vendimi i gjykatës.

Ndërkaq, Gani Shabani mendon se një takim do të ishte i dobishëm për të gjetur zgjidhje me arsyetimin për të shmangur shpenzimet nga zgjedhjet.

Edhe Avdush Morina e sheh si hap pozitiv dhe beson se edhe opozita duhet të pajtohet për konsultime.

Lexo po ashtu
Moti sot
E Hamdije Mustafa e konsideron ftesën e Albin Kurtit për takim me liderët politik para vendimit të Gjykatës Kushtetuese si një veprim normal që sjellin një vendim të përbashkët.

Ndërkaq, kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë ditës sotme bëri të ditur se ka dërguar ftesa partive opozitare për takim për çështjen e zgjedhjes së presidentit. 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar liderin e LVV-së se do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës në ditën e parë pas verdiktit të Gjykatës Kushtetuese.

Vendimin e gjykatës kanë thënë se do ta presin edhe në PDK.

Pas kësaj ftese të Kurtit, partitë e tjera opozitare nuk kanë

/KosovaPress/


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026