Xhavit Haliti: Kriza e krijuar nga qeveria po ndikon negativisht te bizneset dhe qytetarët
Zgjedhjet 2026
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Xhavit Haliti: Kriza e krijuar nga qeveria po ndikon negativisht te bizneset dhe qytetarët
Kandidati për deputet i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se kriza që, sipas tij, është shkaktuar nga qeveria e drejtuar nga Albin Kurti, po ndikon rëndë në sektorin privat dhe në qytetarët që sigurojnë të ardhurat nga puna në biznese.
Gjatë një takimi të mbajtur sot me përfaqësues të bizneseve, Haliti tha se ata kanë shprehur shqetësimet e tyre lidhur me sfidat ekonomike që po ndikojnë në zhvillimin e aktiviteteve të tyre dhe në ruajtjen e vendeve të punës.
Sipas tij, bizneset po përballen me vështirësi që kërkojnë zgjidhje konkrete dhe politika më mbështetëse për sektorin privat.
Haliti theksoi se kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka një plan për nxitjen e zhvillimit ekonomik, mbështetjen e bizneseve dhe krijimin e vendeve të reja të punës.
Deklaratat u bënë në kuadër të aktiviteteve elektorale të PDK-së, ndërsa çështjet ekonomike dhe mbështetja për bizneset mbeten ndër temat kryesore të debatit politik në vend.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.