Iljaz Vrioni ka lindur në Berat në vitin 1882 dhe ka vdekur në Paris, më 17 mars 1932, ishte latifondist, nëpunës, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministër, disa herë ministër dhe diplomat i shtetit shqiptar.
Për kontributin e tij të pasur në marrëdhënie ndërkombëtare është dekoruar nga Republika Franceze në vitet 1920 me urdhërin e lartë Grand Officier de la Legion d'Honneur.
Më 1909 - 1911 shërbeu si kryebashkiak i Beratit. Më 1912 delegat i Kuvendit të Vlorës, ku u zgjodh dhe anëtar i Pleqësisë. Më 1914 anëtar i delegacionit shqiptar që i dorëzoi kurorën Princ Vidit.
Më 1914-1918 qëndroi në Korfuz ku e shoqja, Xhemile Dino, lindi djalin e tyre, Jusufin.Iljaz Vrioni ishte gjetje kompromisi mes palëve, qeveritë e tij disamujore u përqëndruan në politikën e jashtme për njohjen e plotë të pavarësisë së plotë të vendit, fqinjësinë e mirë. Në politikën e brendshme thirrja e organizatorëve të huaj për organizimin e degëve të administratës, planifikimin e të ardhurave, përparësia ndaj arsimit, hartimin e një projektligji për zgjedhjet parlamentare.
Zgjedhet deputet i prefekturës së Dibrës 1921-1922, zëvendësohet më 1922.
Largohet nga Shqipëria, qeveria Noli e shpall në kërkim për arsye politike.
Rikthehet si ministër i Punëve të Jashtme që më 12 shkurt 1927 dhe deri më 18 prill 1929, në një periudhë brenda së cilës kryen zëvendësisht edhe detyrën e ministrit të Drejtësisë. Nga 1929 e deri në 1932 ishte ministër fuqiplotë në Britani dhe Francë për së dyti pas periudhës 1925-1926.
Ndërron jetë nga infrakti në Paris, u varros në Berat.