Iljaz Vrioni u lind në Berat në vitin 1882 dhe vdiq në Paris, më 17 mars 1932, ishte latifondist, nëpunës, nënshkrues i Deklaratës së Pavarësisë së Shqipërisë, kryeministër, disa herë ministër dhe diplomat i shtetit shqiptar.
Për kontributin e tij të pasur në marrëdhënie ndërkombëtare është dekoruar nga Republika e Francës në vitet 1920 me urdhrin e lartë “Grand Officier de la Legion d'Honneur”.
Më 1909 - 1911 shërbeu si kryebashkiak i Beratit. Më 1912 delegat i Kuvendit të Vlorës, ku u zgjodh dhe anëtar i Pleqësisë. Më 1914 anëtar i delegacionit shqiptar që i dorëzoi kurorën Princ Vidit.
Më 1914-1918 qëndroi në Korfuz ku e shoqja, Xhemile Dino, lindi djalin e tyre, Jusufin.
Iljaz Vrioni ishte gjetje kompromisi mes palëve, qeveritë e tij disamujore u përqendruan në politikën e jashtme për njohjen e plotë të pavarësisë së plotë të vendit, fqinjësinë e mirë. Në politikën e brendshme thirrja e organizatorëve të huaj për organizimin e degëve të administratës, planifikimin e të ardhurave, përparësia ndaj arsimit, hartimin e një projektligji për zgjedhjet parlamentare.
Zgjidhet deputet i prefekturës së Dibrës 1921-1922, zëvendësohet më 1922.
Më 1923-1925 rizgjidhet deputet, tashmë i prefekturës së Beratit. Tashmë ishte përfaqësues i grupit të pavarur. Emërohet në qeverinë Vërlaci, ministër i Jashtëm dhe më pas është kryeministër për dhjetë ditët para së të ndodhte Lëvizja e qershorit.
Largohet nga Shqipëria, qeveria Noli e shpall në kërkim për arsye politike.
Rikthehet si ministër i Punëve të Jashtme më 12 shkurt 1927, dhe deri më 18 prill 1929, në një periudhë brenda së cilës kryen edhe detyrën e ministrit të Drejtësisë. Nga 1929 e deri në 1932 ishte ministër fuqiplotë në Britani dhe Francë për së dyti pas periudhës 1925-1926. Ndërron jetë nga infarkti në Paris, u varros në Berat.
Në vitin 1946, regjimi do të zhvarroste eshtrat e ish-kryeministrit për t'i hedhur ato në lumin Osum të Beratit. Eshtrat vazhdojnë të mbeten të humbura duke e lënë pa varr.