63-vjeçari vjedh 22 tonë djathë Cheddar në Londër
Magazina
Lexohet për: 2 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Detektivët që punonin për zbulimin e rastit të vjedhjes së 22 tonëve me djathë nga shitësi i famshëm Neal's Yard Dairy në Londër, kanë arrestuar një 63-vjeçar nën dyshimin për mashtrim me përfaqësim të rremë dhe trajtim të mallrave të vjedhura.

Një prodhues i specializuar djathi londinez i furnizoi 950 rrotulla djathë Cheddar - me vlerë deri në 300 mijë funte - një mashtruesi që paraqitej si shpërndarës me shumicë për një shitës të madh francez, raporton Guardian.

Dyshohet se djathi është dërguar në Rusi ose në Lindjen e Mesme, siç pretendojnë furnitorët e kompanisë së mashtruar më 21 tetor.

"63-vjeçari është liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme. Hetimet po vazhdojnë," tha një zëdhënës i Policisë Metropolitane.

Vjedhja i dha një goditje të madhe financiare prodhuesit të djathit londinez. Shefi i famshëm i kuzhinës Jamie Oliver është bashkuar me kolegët nga industria ushqimore për të mbështetur Neal's Yard Dairy.

Ai paralajmëroi 10.5 milionë ndjekësit e tij në Instagram që të jenë të kujdesshëm ndaj “kamionëve me djathë që shiten me një çmim të zbritur”.

“Kishte një grabitje të madhe djathi. Është vjedhur një sasi djathi Cheddar më i mirë në botë. Ky është një turp i vërtetë. Nëse dëgjoni që një djathë i shtrenjtë po shitet me çmim të ulët, me siguri po shitet nga një fajtor”, ka shkruar ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024