54 raste të reja me Covid 19 në Shqipëri
Lexohet për: 1 min.
koronavirusi-ne-shqiperi-foto-te-reja-lsa-a2-cnn-news-lajme-covid-pandemia-5-789x579
2 vite më parë
Linku u kopjua

52 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me Covid 19 nga 1.442 testime të kryera gjatë 24 orëve të fundit në vend në Shqipëri.

26 raste me koronavirus kanë rezultuar në Tiranë, 5 në Vlorë, 4 në Fier, 3 në Kamëz, nga 2 qytetarë në Durrës, Lushnje, Elbasan, nga 1 qytetar në Gramsh, Kolonjë, Tepelenë, Përmet, Gjirokastër, Konispol, Delvinë, Roskovec, Kurbin, Shkodër.

Sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë, janë  426 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 17 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,869 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025