Kb Prishtina dhe Mercure Hotel Prishtina nënshkruajnë marrëveshje bashkpunimi
Lexohet për: 4 min.
9 muaj më parë
Linku u kopjua

Klubi i basketbollit Prishtina dhe Mercure Hotel Prishtina kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi.

Me këtë rast, kryetari i Kb Prishtinës, Blerand Stavileci ka deklaruar se klubi bardh e kaltër është njëri nga më të fuqishmit në skenën e sportit vendor dhe udhërrëfyes për shumë klube të tjera drejt sukseseve.

“Bashkërisht ju tregojmë për bashkëpunimin më të ri mes dy brendeve identitete klubit të basketbollit Sigal Prishtina edhe të Mercure ju e dini që klubi jonë është nga të parët në Republikën e Kosovës i cili emrit të vet Prishtinës ja ka vu edhe parashtesën që sa vite me Sigalin dhe kjo pastaj si fenomen ka lëviz edhe te shumë klube të tjera jo vetëm në sportin e basketbollit por edhe në sporte tjera edhe në jemi të lumtur që jemi një nga shtëpitë më të besuara dhe më serioze sportive që përveç asaj që e bëjmë në parket dhe trofeve të shumta që i kemi fituar titujve ku para super kupave por edhe tituj ndërkombëtar ballkanik dhe pjesëmarrjes si të parët  në garat e ligës së kampionëve dhe fiba Evrope Cup prapë me qenë si adresa më e besuar e shpenzove të shumtë të cilët jo vetëm për Prishtinën por edhe për sportet tjera janë të rëndësishëm. Të gjithë jemi dëshmitare që sidomos në këto dy vitet e fundit nëpërmjet të ligjit të sponsorizonit pra shumë nga sponsoret dhe shumë nga klubet por jo vetëm të atyre që marrin pjesë në gara ekipore por edhe individuale pra e kanë gjet veten dhe rrugën e bashkëpunimit edhe ndoshta diçka nga më herët që nuk e kemi pasur si të tillë”, tha Stavileci.

Ai shtoi se bashkëpunimi me Mercur është i pari i nivelit ndërkombëtar dhe kjo do ta ndihmojë klubin edhe për rritjen e imazhin në skenën ndërkombëtare

“Javën tjetër ne ndeshim me ekipin më të trofeshëm të Qipros Ajellin e Milasolit, ata do të jenë të vendosur këtu, është kënaqësi kur ata vinë dhe e shohin sallën me një atmosferë shumë të mirë qysh ju e dini që ne me vite të tëra e kemi bërë por në të njëjtën kohë e shohim një emër si Mercur si pjesë e grupit Akor dhe normalisht kur të kthehen në vendet e veta kanë çka tregojnë për Kosovën. Ne sot me Mercure e nisim një rrugëtim të rijë, për ne është kënaqësi që e kemi një brend ndërkombëtar, pra Prishtina është e para që po marrin më një partner në këtë rast vendor, por me emër global ndërkombëtar me be një gjë të tillë.

Ndërsa drejtori gjeneral i Mercure Safet Mehmetaj deklaroi kjo kompani vazhdon të jetë në përkrahje të madhe të sportit dhe se në këtë aspekt, bashkëpunimi me Kb Prishtinën tregon vazhdimësinë e saj për kontribut në këtë fushë.

“Akori është një hotel grup me Akor arenën në Paris që është një nga arenat më të mëdha në botë e sportit dhe kulturës sidomos e sportit që është sponzor i America World Cup 20-2023 në garat më superiore i akeve në botë America Cup, dhe një vend që është më i rëndësishëm këtë vite olimpiada në Paris 20-2024 që Akori ku është edhe Mercysi brend dhe paralinkis 20-2024 është sponsori kryesor Akor hotel grup ku Mercure është brendi i pari në Kosovë në Prishtinë, dhe në po e vazhdojmë këtë traditë. Mercure është local inspiration është i inspiruar me local dhe ne po e vazhdojmë traditën përkrahje sportit dhe përkrahje lokale përkrahje Prishtinës KB Prishtinës që është, me trofetë më të mëdha në Kosovë por jo lokal është regjional evropian dhe ne po e vazhdojmë këtë traditë, traditën e partnership që për ne është një gjë shumë e madhe”, tha Mehmetaj. 

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024