Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndodhur pesë raste të dhunës në familje.
Sipas Policisë, viktima femër në Prishtinë, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti dhe vjehrri i saj, dy të dyshuarit meshkuj kosovar të cilët janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.
Kurse, në Lipjan, ankuesja kosovare raportuar se bashkëshorti i saj, ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj. Në konsultim me prokurorin, palët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.
Një person është arrestuar edhe në Graçanicë, pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me bashkëshorten e tij, e kishte sulmuar fizikisht atë.
E në Gjakovë, një vajzë ka raportuar se babai i saj në vazhdimësi është duke shkaktuar dhunë fizike dhe psikike në familje, shumicën e rasteve kur gjendet nën ndikim të alkoolit.
I dyshuarin është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.