5 milionë euro për gratë ndërmarrëse dhe zonat rurale në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
5 milionë euro për gratë ndërmarrëse dhe zonat rurale në Kosovë
marreveshja franca
24/02/2026 - 12:52
Linku u kopjua

Agjencia Franceze për Zhvillim e përfaqësuar nga Proparco ka nënshkruar marrëveshje financimi me Agjencionin për Financim në Kosovë në vlerë prej 5 milionë eurosh, e cila synon fuqizimin e grave dhe komunitetit rural.

Nga shuma 5 milionë euro, 3 milionë prej tyre janë ndarë për gratë ndërmarrëse, ndërsa, 2 milionë të tjera për zonat rurale.

Ambasadori i Francës në Kosovës, Olivier Guerot vlerëson se me këto kredi do të fuqizohen gratë dhe sipërmarrësit në zonat rurale.

Guerot theksoi se sa më shumë gratë janë të përfshira në biznes, aq me fortë bëhet Kosova.

“Për ne, kjo është shumë e rëndësishme, sepse kjo kredi do të ndihmojë gratë dhe sipërmarrësit në zonat rurale. Mbështetja e grave, e sidomos grave sipërmarrëse, është shumë e rëndësishme. Kosova është një vend i grave të forta. I takoj çdo ditë në institucione, në politikë si në shumicë ashtu edhe në opozitë si dhe në biznes. Sa më shumë gra të ketë në këtë vend, aq më e fortë është Kosova. Nëse të gjitha gratë kanë qasje në biznes, politikë apo në jetën publike në përgjithësi, Kosova do të jetë dyfish më e fortë...01:20 Kosova është një vend me qytete të bukura, por edhe me një peizazh të jashtëzakonshëm. Ne po përpiqemi ta promovojmë këtë peizazh në mënyra të ndryshme. Kemi mbështetur një skemë nga Ministria e Bujqësisë për blerjen e lopëve. Po ashtu, po mbështesim aktivitete në fushën e biodiversitetit”, tha ai.

Drejtori ekzekutiv i Agjencisë për Financim në Kosovë (AFK), Xhevdet Spahija theksoi se bashkëpunimi prej 5 milionë eurosh me Proparco do të shkojë kryesisht për kreditimin e grave ndërmarrëse dhe grave në bujqësi.

Ai theksoi se AFK, që nga viti 1999, ka shpërndarë rreth 500 milionë euro përmes afro 165 mijë kredive.

Drejtori Regjional për Euroazi në Proparco, Steve Gardon u shpreh se partneriteti synon ta bëjë zhvillimin ekonomik në Kosovë më gjithëpërfshirës.

Ai theksoi se fokusi do të jetë në mbështetjen e grave sipërmarrëse dhe në financimin e bizneseve në zonat rurale, ku mungesa e qasjes në financa është më e theksuar.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026