43-vjeçari humb jetën duke luajtur futboll
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
43-vjeçari humb jetën duke luajtur futboll
Një person ka humbur jetën dje rreth orës 17:35 në fshatin Dobrajë e Madhe, komuna e Lipjan.
Bëhet fjalë për Liridon Gubetinin, 43-vjeçar, i cili sipas raportimeve dhe njoftimit të klubit të tij, ka ndërruar jetë pasi i është përkeqësuar gjendja shëndetësore gjatë një ndeshjeje futbolli. Ai ishte duke marrë pjesë në ndeshjen e Kupës mes KFV Barileva dhe KFV Deçani, kur pas përfundimit të pjesës së parë ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në tokë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar.
Në njoftimin e klubit, Gubetini përshkruhet si një person i respektuar dhe i përkushtuar, pjesë e rëndësishme e skuadrës së veteranëve që nga themelimi i saj. Klubi ka shprehur ngushëllime për familjen, miqtë dhe komunitetin sportiv, duke e cilësuar humbjen e tij si një rast tragjik.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.