3x3/Kosova mposhtet nga Azerbajxhani në Prishtinë
Lexohet për: 1 min.
4-Kosova
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur nga Azerbajxhani në ndeshjen e parë në FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier.

FIBA 3x3 Europe Cup Qualifier po mbahet në Prishtinë, dhe Kosova në ndeshjen e parë ka pësuar humbje nga Azerbajxhani me shifrat 14:10, raporton KosovaPress.

Burim Zekiqi shkëlqeu te “Dardanët” me gjashtë pikë, ndërsa tri pikë i shënoi Ardit Pepaj e një pikë Atik Koshi.

Kjo nuk do të jetë përballja e vetme e Kosovës, pasi do të përballet edhe me Shqipërinë, Armeninë e Qipron në kuadër të Grupit B.

Gara e FIBA 3x3 Europe Cup për herë të parë po zhvillohet në Prishtinë, ku do të përfundojë të dielën.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025