34 të arrestuar nga operacioni policor kundër bixhozit, bastisen 50 lokacione
Siguri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
34 të arrestuar nga operacioni policor kundër bixhozit, bastisen 50 lokacione
639959_Bixhozi
19/04/2026 - 11:11
Linku u kopjua

Tridhjetë e katër persona janë arrestuar në kuadër të operacionit të Policisë se Kosovës dhe Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.

Ky operacion u zhvillua në rajonin e Mitrovicës, Vushtrrisë, Istogut dhe Skenderajt, ku qëllim kishte luftimin e skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm.

Sipas një komunikate të përbashkët të Policisë dhe Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, janë bastisur rreth 50 lokacione të ndryshmen janë sekuestruar rreth 170 mijë euro para të gatshme, pesë automjete, armë zjarri si dhe pajisje e materiale të tjera të përdorura për zhvillimin e aktiviteteve të kundërligjshme.

Veprime policore në këtë fushëveprim, gjithashtu janë ndërmarr edhe nga hetimet rajonale dhe stacionet kompetente policore, ku ka pasur rezultate konkrete në parandalim dhe po ashtu arrestim të personave të dyshuar për përfshirje në vepra të ndryshme penale. Në totalin e bastisjeve/kontrolleve dhe arrestimeve janë përfshirë edhe veprimet e ndërmarra policore në Skenderaj, ku janë kontrolluar 15 lokacione të ndryshme, 8 persona janë arrestuar dhe nga ta 4 janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Policia bën të ditur se bashkëpunimi ndërinstitucional ka qenë kyç në arritjen e këtyre rezultateve konkrete.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026