Kryeministri Albin Kurti ka kërkuar drejtësi për krimet e Serbisë në Kosovë 26 vjet pasi shërbimet serbe ekzekutuan gjashtë të rinj serbë për të akuzuar rrejshëm UÇK-në si fajtore.
Në një postim në Facebook, kryeministri Kurti tha se edhe 26 vjet pas, shteti i Serbisë vazhdon të fshehë të vërtetën për vrasjen e të rinjve serbë.
Serbia i vrau gjashtë të rinj serbë, të moshave 14, 16, 17, 18 dhe 24-vjeç, në përpjekjen e regjimit të Sllobodan Millosheviq për të justifikuar gjenocidin në Kosovë.
Këtë e ka thënë në vitin 2014 edhe Vuk Drashkoviq, duke akuzuar shërbimin sekret serb për krimin në "Panda", duke veçuar Radomir Markoviq dhe Milorad Ulemek Legija, ish-komandant i Njësisë së Operacioneve Speciale (JSO).Kurti ka thënë se Serbia vazhdon mohon gjenocidin në Kosovë, Bosnje dhe Hercegovinë, masakrën në Srebrenicë dhe Reçak.
“Mosnjohja e së kaluarës së saj kriminale dhe mosnjohja e pavarësisë së Kosovës janë të lidhura ngushtë. Për paqe dhe siguri në rajonin tonë, ballafaqimi me të kaluarën dhe drejtësia për krimet e Serbisë në Kosovë janë të domosdoshme”, ka shkruar Kurti.