Një 25-vjeçare dhe ndihmësi i saj 26-vjeçar u dënuan me burg të përjetshëm të enjten nga gjykata në Ingolstadt të Gjermanisë, për vrasjen e një “kipci” në rastin që u bë i njohur me këtë emër.
Shahraban K., një grua me origjinë irako-gjermane, u përpoq të falsifikonte vdekjen e saj për t'i shpëtuar konflikteve familjare dhe për të realizuar planin, ajo gjeti një 23-vjeçare që ngjante fizikisht me të përmes rrjeteve sociale.
Për 11 muaj sa zgjati procesi gjyqësor u mbajtën më shumë se 50 seanca, dhe gjykata e karakterizoi krimin si të rëndë.
Sipas prokurorisë, viktima është kontaktuar në gusht 2022 përmes një rrjeti social me pretekstin e trajtimit të bukurisë falas. Pastaj Shahraban K. dhe Sheqir K. e çuan atë në takimin e rremë të rregulluar. Pasi e morën, autorët e çuan viktimën në një zonë të pyllëzuar ku e goditën 56 herë me thikë.Hetimet e autoriteteve gjermane ndërkohë zbuluan identitetin e vërtetë të personit të vrarë.
Shahraban K. vjen nga komuniteti Yazidi në Irakun verior dhe motivi për të falsifikuar vdekjen e saj mund të jetë prishja e martesës së saj.