24 vjetori i themelimit të PDK-së
Lexohet për: 1 min.
Ariana Musliu - Shoshi (1 of 7)
1 vit më parë
Linku u kopjua

Më 10 tetor të vitit 1999 është formuar Partia Demokratike e Kosovës (PDK). Kjo parti që nga themelimi ka pasur kryetar Hashim Thaçin, që tani është president i Kosovës.

Pasi që Kushtetuta nuk lejon mbajtjen njëkohësisht të postit të presidentit dhe të kryetarit të partisë, Thaçi dha dorëheqje nga funksionet e tij në parti.

Pas kësaj, PDK ka mbajtur Kuvendin zgjedhor ku për kryetar ka zgjedhur Kadri Veselin.

Organ ekzekutiv i PDK-së është Kryesia, e cila zgjidhet nga Këshilli Drejtues.

Partia Demokratike e Kosovës ka nisur historinë e saj qeverisëse nga viti 2001-2004, kur atëbotë u zgjodh kryeministër Bajram Rexhepi bashkë me 2 ministra nga tabori i kësaj partie.

Pas zgjedhjeve të 17 nëntorit 2007, PDK-ja konfirmohet si forca e parë politike në vend.

PDK në zgjedhjet e mbajtura më 2019, u radhit e treta, në të cilin vend ra për herë të parë në historinë e saj./KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025