Dhjetëra punëtorë të sektorit privat protestuan me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, duke ngritur shqetësimet për kushtet e rënda të punës, pagat e ulëta dhe mungesën e zbatimit të ligjeve në fuqi.
Protesta e organizuar në kryeqytet nga Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat, nisi nga sheshi “Zahir Pajaziti”, , për të vazhduar para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
“Ne sot po marrim pagë 239 euro...10:43.. Këta njerëz të cilët vërtet gjakun tonë po na e marrin me pambuk dalëngadalë.... 10:55...Sektori publik mori pagën e 13-të, u gëzuam shumë sepse menduam që edhe ne do t'i marrim. Është një padrejtësi të cilën vetëm punëtorët e sektorit privat të Kosovës mund ta mbajnë mbi shpatullat e veta. Përderisa kryeministri ynë, kryeparlamentari dhe gjithë të tjerët brenda një muaj dite në buxhetin e tyre u rrit për 6000 euro, neve të nderuar edhe sot po marrim 239 euro. Kjo gjithçka mund të jetë, vetëm nuk është liri dhe nuk mund të jetë barazi, por edhe nuk mund të jenë ato fjalë që na i thonë para zgjedhjeve”, tha ai
Ndërkaq një përfaqësues e punëtorëve të sektorit privat, Raba Dushi, theksoi lodhjen dhe zhgënjimin e punëtorëve të këtij sektori duke thënë se secili nga ata të paktën një herë është përballur me padrejtësi dhe se nuk zbatohen të drejtat që iu takojnë.
Një përfaqësueses tjetër e punëtorëve, Afërdita Hoxha, gjatë protestës deklaroi se kërkesat e tyre nuk lidhen me luksin, por me sigurimin e të drejtave themelore dhe dinjitetit në punë.
Protestuesit përsëritën kërkesat e tyre, të cilat sipas tyre kanë mbetur të pandryshuara që nga viti i kaluar. Ata kërkojnë rritjen e pagës minimale në 600 euro, zbatimin e plotë të ligjeve ekzistuese, nënshkrimin e marrëveshjes kolektive, sigurime shëndetësore funksionale dhe trajtim të barabartë me sektorin publik.