23 aktakuza ndaj 76 personave për krime lufte për tri vjet
Lexohet për: 2 min.
fondi-070224
10 muaj më parë
Linku u kopjua

23 aktakuza për krime lufte janë ngritur nga viti 2020 deri në vitin 2023. Kështu u tha në diskutimin "Ngritja e kapaciteteve në hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë", të organizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare. Ngritja e kapaciteteve në hetimin dhe gjykimin e krimeve të luftës në Kosovë dhe mungesa e bashkëpunimit juridik me Serbinë, janë dy nga sfidat të cilat u theksuan nga përfaqësuesit e prokurorisë dhe gjykatës.

Amer Alija nga Fondi për të Drejtën Humanitare tha se rekomandim i vazhdueshëm mbetet ngritja e kapaciteteve  për hetimin e krimeve të luftës.

Ndërkaq, prokurori special, Ilir Morina deklaroi se ngritja e kapaciteteve të institucioneve paraqet sfidë të vazhdueshme. Ai u shpreh se aktualisht po punojnë me tre prokurorë, pas pensionimit të prokurores speciale, Drita Hajdari.

Ai tregoi edhe numrin e aktakuzave që janë ngritur nga periudha që kanë marrë kompetencat për hetimin e krimeve te luftës.

Edhe udhëheqësi i Departamentit Special në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë, Valon Kurtaj tha se sfidë është ngritja e kapaciteteve. Ai përmendi gjykimin në mungesë për të cilin tha se është hap i rëndësishëm pozitiv.

Kurse, Drejtori i Drejtorisë për Hetimin e Krimeve të Luftës në kuadër të Policisë së Kosovës, Bashkim Spahiu theksoi se janë 32 zyrtarë që merren me raste hetimore. 

Ai teksa foli për sfidat, u shpreh se ka kaluar kohë e gjatë prej luftës së fundit në Kosovë dhe se shumë gjurmë kanë humbur.

Nga Prokuroria Speciale deri më tani janë ngritur 33 aktakuza me rreth 90 të pandehur. Në Tribunalin e Hagës janë dënuar gjashtë eprorë serbë, të cilët kanë pasur hierarki të larta komanduese gjatë kohës së luftës, në pesë prej tyre ka pasur edhe vepra penale të dhunimit seksual. /Sh.Pajaziti

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025