21 të vrarë në Afganistan
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Të paktën 21 persona janë vrarë në një sulm vetëvrasës në qytetin jugor afgan, Kandahar, ka thënë një mjek në spitalin rajonal për BBC. Qeveria e talebanëve ka thënë se numri i viktimave është tre. Sulmi vetëvrasës ndodhi rreth orës 08:00 thanë talebanët, në një bankë të vendosur në qendër të qytetit.

Asnjë grup nuk ka pranuar ende se ka kryer sulmin, i cili duket të jetë më i madhi në Afganistan këtë vit. Shpërthimi ndodhi në një degë ku punonjësit e qeverisë afgane ishin në radhë për të marrë pagat e tyre. Të vdekurit dhe rreth 50 të lënduar janë dërguar në spitalin Mirwais, më i madhi në rajon, tha një mjek nga spitali në kushte anonimiteti. Kandahari është selia e pushtetit të talebanëve, baza e komandantit të tyre suprem.

Ndërsa situata e përgjithshme e sigurisë në Afganistan është përmirësuar që kur talebanët fituan kontrollin e plotë me tërheqjen e plotë të trupave të huaja në vitin 2021, vazhdojnë të ketë dhjetëra bomba dhe sulme vetëvrasëse në vend çdo vit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024