200 persona janë ende të zhdukur nga tërmetet e Vitit të Ri në Japoni
Lexohet për: 1 min.
fwqfqwfwq
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Pavarësisht se kanë kaluar pesë ditë nga tërmetet e forta që goditën Japoninë në ditën e Vitit të Ri, vendndodhja e të paktën 200 personave mbetet e panjohur.

Numri i të vdekurve nga tërmetet u rrit në 94 të premten, raportoi Kyodo News me bazë në Tokio.

Japonia ka shtuar dislokimet e ushtarëve në rajonin Noto të provincës Ishikawa, epiqendra e tërmetit me fuqi 7.6 ballë.

Që nga e hëna, ka pasur mbi 600 lëkundje në të gjithë vendin. Shumë njerëz janë ende të bllokuar nën ndërtesat e shembura ndërsa punonjësit e kërkim-shpëtimit luftojnë me rrënojat dhe motin e ashpër për të gjetur të mbijetuarit.

Rreth 33.000 njerëz janë evakuuar në rreth 370 strehimore në provincën Ishikawa, e cila është përballur me humbjen më të madhe njerëzore dhe dëmtimin e infrastrukturës.

Shumë zona janë ende të ndërprera, me autoritetet të paaftë për të hyrë në të paktën 700 njerëz, ndërsa nuk ka furnizime elektrike për rreth 30.000 shtëpi dhe 80.000 banesa në provincë janë pa ujë.

https://twitter.com/i/status/1743289333267026176
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025