18 vjeçari australian thyen rekordin e Usain Bolt
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
18 vjeçari australian thyen rekordin e Usain Bolt
sprinter
14/04/2026 - 17:01
Linku u kopjua

Sprinteri 18-vjeçar australian, Gout Gout, ka tronditur botën e atletikës duke vendosur një rekord të ri botëror për moshën nën 20 vjeç në garën e 200 metrave.

Gjatë kampionatit kombëtar në Sydney, Gout ndaloi kronometrin në 19.67 sekonda, duke kaluar kohën prej 19.93 sekondash që legjenda Usain Bolt kishte arritur në të njëjtën moshë.

Ky rezultat jo vetëm që e shpall atë si vrapuesin më të shpejtë të vitit deri më tani, por mposht edhe rekordin zyrtar U-20 që mbahej nga Erriyon Knighton (19.69).

Sipas raportimeve nga TheEagleOnline, talenti me prejardhje nga Sudani i Jugut u shpreh i mahnitur nga gara, ku edhe kolegu i tij Aidan Murphy zbriti nën limitin prej 20 sekondash (19.88).

Gout u shpreh "Kjo është ajo që kam pritur; të vrapoja nën 20 sekonda në kushte legale më jep një besim të jashtëzakonshëm," deklaroi ylli i ri i sprintit botëror.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026