17 Maji shënon Ditën Ndërkombëtare të Hipertensionit, e cila ka një përhapje të gjerë në mbarë botën, ku çdo vit shënon 1.9 milionë të vdekur.
Problemi më i madh është se shumica e personave që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut nuk janë në dijeni të tij.
Liga Botërore e Hipertensionit ka iniciuar Ditën Botërore të Hipertensionit që nga viti 2005 duke pasur qëllim:
-Rritjen e ndërgjegjësimit për shkaqet dhe pasojat e presionit të lartë të gjakut
-Inkurajimin për të rritur kontrollin ndaj presionit të lartë të gjakut dhe për të ndjekur këshillat e profesionistëve të kujdesit shëndetësor
-Inkurajimin e vetëkujdesjit për të parandaluar presionin e lartë të gjakut
-Nxitjen nga autoritetet kombëtare dhe lokale për të krijuar mjedise që mundësojnë sjellje të shëndetshme.