16 vjet nga tërmeti në Istog
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
16 vjet nga tërmeti në Istog
termeti
Foto Ilustruese
10/03/2026 - 07:21
Linku u kopjua

Para 16 vitesh në Kosovë ka ndodhur një tërmet prej 5.2 shkallësh që për epiqendër pati jugperëndimin e Istogut. Më 10 mars 2010 territori i Kosovës u godit nga një tërmet që la pas vetëm dëme materiale.

Një orë pasi ndodhi tërmeti, me një komunikatë zyrtare Rjeti Sizmologjik i Kosovës kishte njoftuar se në orën 14:38 minuta, sipas kohës lokale, sizmografët e Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, detektuan tërmet me epiqendër 6 kilometra në juglindje të Istogut. Magnituda e tërmetit ishte M=5.2 shkallë të Rihterit, ndërsa intensiteti në epiqendër VII ballë sipas MCS-64 thellësia 5.2 km.

Tërmetin e kanë ndier banorët e rrethit të gjerë të Pejës, Istogut dhe tërë territori i Kosovës. Kjo lëkundje shkaktoi panik në mesin e dukagjinasve, ndërsa punëtorët e shumë institucioneve kishin lëshuar objektet. Por ky tërmet nuk mbeti i kufizuar vetëm në Kosovë, dridhja u ndje edhe në rajon, deri në kryeqytetin e Bullgarisë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026