Real Madridi po vazhdon kërkimin për një mesfushor të nivelit më të lartë dhe sipas raportimeve të “Marca”, dy emra po dalin në plan të parë: Vitinha dhe João Neves. Të dy portugezët e Paris Saint-Germain konsiderohen si profile ideale për të forcuar repartin qendror të skuadrës madrilene.
Sipas mediave spanjolle, presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, ka paralajmëruar një ofertë rekord prej të paktën 150 milionë eurosh për një futbollist të ri nga një klub pjesëmarrës në Ligën e Kampionëve. Mes kandidatëve më të përfolur janë pikërisht Vitinha dhe Joao Neves, të cilët kanë qenë ndër lojtarët kyç të PSG-së në sukseset e fundit evropiane.
Vitinha ka qenë një nga figurat kryesore të PSG-së në sezonin e fundit, ndërsa Joao Neves vazhdon të vlerësohet si një nga mesfushorët më premtues të futbollit evropian. Të dy kanë kontrata afatgjata me klubin parisien dhe konsiderohen pjesë e rëndësishme e projektit të trajnerit Luis Enrique.
KosovaPress