Mesfushori portugez dhe kapiteni i Manchester Cityt, Bernardo Silva njoftoi zyrtarisht se po largohet nga klubi anglez në fund të kontratës së tij, e cila skadon në verë.
31 vjeçari portugez po përfundon sezonin e tij të nëntë në Manchester City, pasi iu bashkua klubit në sezonin 2017/2018 nga Monaco.
Një produkt i akademisë së Benfica-s, Bernardo Silva u largua nga Lisbona në vitin 2014 për t’u bashkuar me Monacon. Pas tre sezonesh me klubin nga Principata, mesfushori u transferua te Manchester City, ku tani po përfundon sezonin e tij të nëntë dhe të fundit, duke fituar, ndër trofe të tjerë, një Ligë të Kampionëve dhe gjashtë tituj të Premier Ligës.
Postimi i plotë i Bernardo Silvës:Ajo që fituam dhe arritëm së bashku është një trashëgimi që do të mbetet përgjithmonë në zemrën time. Centurions, katër titujt vendas, tripleta, katër titujt radhazi dhe shumë më tepër... Nuk ishte aq keq.
Pas disa muajsh, është koha t’i themi lamtumirë qytetit ku jo vetëm fituam kaq shumë si klub futbolli, por edhe ku fillova martesën dhe familjen time. Nga thellësia e zemrës sime, Ines dhe Carlota, faleminderit!” – shkroi Silva në një postim në rrjetet sociale.