Ylli australian i Botërorit dyshohet se rezulton pozitiv për kokainë
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Ylli australian i Botërorit dyshohet se rezulton pozitiv për kokainë
Futbollisti australian Cristian Volpato po përballet me telashe ligjore, pasi policia në shtetin e Uellsit të Ri Jugor njoftoi se ai dyshohet se ka rezultuar pozitiv në testin për kokainë pas një ndalimi për tejkalim të shpejtësisë në Sydney.
Sipas policisë, 22-vjeçari u ndal rreth orës 01:00 të mëngjesit të së premtes në urën Anzac Bridge, pasi dyshohet se po lëvizte me shpejtësi 109 kilometra në orë, ose rreth 50 kilometra mbi kufirin e lejuar.
Pas ndalimit, Volpato iu nënshtrua një testi rrugor për substanca narkotike, i cili, sipas autoriteteve, dha rezultat pozitiv për kokainë. Policia bëri të ditur se një mostër e dytë do t’i nënshtrohet analizave laboratorike për konfirmimin e rezultatit, ndërsa patentë-shoferi i futbollistit është pezulluar për gjashtë muaj.
Autoritetet thanë gjithashtu se Volpato ishte ndaluar edhe rreth dy orë më herët, në orën 23:00 të së enjtes, kur ishte gjobitur pasi dyshohet se kishte tejkaluar kufirin e shpejtësisë me më shumë se 20 kilometra në orë. Në atë rast, testi i alkoolit kishte rezultuar negativ.
Cristian Volpato, i cili aktivizohet me klubin italian Sassuolo, ka lindur në Sydney. Ai kishte përfaqësuar Italinë në nivelin U-20, pasi iu bashkua Romës në vitin 2020, por më pas zgjodhi të përfaqësojë Australinë në arenën ndërkombëtare, duke regjistruar tri paraqitje në Kupën e Botës.
KosovaPress