​Vjedhje në stacionin e autobusëve, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë të Veriut
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Vjedhje në stacionin e autobusëve, arrestohet i dyshuari në Mitrovicë të Veriut
Arrestim Policia e Kosoves - arkiv ilustrim
27/03/2026 - 21:44
Linku u kopjua

Policia e Kosovës ka njoftuar një person është arrestuar në Mitrovicë të Veriut nën dyshimin për veprën penale “vjedhje”.

Sipas njoftimit, rasti ishte raportuar më 24 mars 2026 nga një qytetar, i cili kishte deklaruar se, derisa ndodhej në stacionin e autobusëve, një person i panjohur, nën presion, i kishte marrë 400 euro dhe 800 dinarë serbë, duke u larguar më pas në drejtim të panjohur.

Pas veprimeve intensive hetimore, zyrtarët policorë kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin me inicialet I.R. (1974). Arrestimi është kryer në sheshin “Car Lazar” në Mitrovicë të Veriut.

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ku ka shfrytëzuar të drejtën për t’u mbrojtur në heshtje. Me urdhër të prokurorit të shtetit, ai është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet për rastin e vjedhjes do të vazhdojnë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe ka inkurajuar qytetarët që të raportojnë rastet në numrin emergjent 192.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026