​UNDP: Gjermania destinacioni më i popullarizuar për kosovarët
Lajme
Lexohet për: 3 min.
undp
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në Kosovë, ka lansuar të hënën analizën e pulsit publik mbi efektet e liberalizimit të vizave në migrim. Të dhënat e këtij pulsi publik tregojnë se 32 për qind e respodentëve kanë udhëtuar në BE pas vendimit për liberalizim të vizave. Sipas tyre, Gjermania ka qenë destinacioni më i popullarizuar, pasuar nga Zvicra dhe Austria.

Ndërkaq, 64 për qind e respodentëve konsiderojnë se nuk do të migrojnë në BE, pas vendimin për liberalizim të vizave.

Menaxherja e projektit në USAID, Alisa Hasani, tha se në bazë të gjeturave, 9.8 për qind e respodentëve kanë deklaruar se planifikojnë të shpërngulen në BE.

“Të dhënat tregojnë se 95.3 për qind e respodentëve në mënyrë të duhur e lidhin liberalizimin e vizave me aftësinë që të udhëtojnë pa viza dhe vetëm një përqindje e vogël besojnë që përmes liberalizimit të vizave kanë të drejtën të punojnë kudo në BE, kjo është 2.5 për qind...Respodentët gjithashtu janë pyetur nëse kanë udhëtuar në shtetet e BE-së, 32 për qind kanë deklaruar që kanë udhëtuar pas liberalizimit të vizave. Gjermania ka qenë destinacioni më i popullarizuar, kjo s’është befasi pasi e dina që diaspora e Kosovës është më shumë në Gjermani, pastaj përcjellët nga Zvicra dhe Austria. Shumica të cilët kanë udhëtuar në këto shtete kanë deklaruar se  fillimisht kanë shkuar për t’i vizituar familjen dhe shoqërinë. Pastaj kemi vazhduar dhe kemi pyetur respodentët nëse konsiderojnë të migrojnë në BE pas liberalizimit të vizave, ku 64 për qind kanë deklaruar se nuk e konsiderojnë që të shpërngulen në Evropë. Sidoqoftë kemi 9.8 për qind të respodentëve të cilët kanë deklaruar se planifikojnë që të shpërngulen”, tha ai.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i UNDP-së në Kosovë, Dudley Tartlton tha se përmes kësaj analize kanë dashur të shpërfaqin demografinë e personave që janë larguar nga Kosova, çfarë pune po kërkojnë dhe në çfarë vende të BE-së po shkojnë.

Ndërkaq, drejtori i zyrës për zhvillim ekonomik të USAID-it në Kosovë, Alex Albertine, tha se të dhënat e këtij pulsi publik janë mjaft interesante dhe të cilat duhet të shfrytëzohen nga institucionet në Kosovë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025