UEFA hedh poshtë ankesën e Barcelonës për arbitrin, tension para ndeshjes me Atleticon
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
UEFA hedh poshtë ankesën e Barcelonës për arbitrin, tension para ndeshjes me Atleticon
UEFA ka refuzuar ankesën e bërë nga Barcelona lidhur me arbitrimin në ndeshjen e parë çerekfinale të UEFA Champions League kundër Atlético Madrid.
Klubi katalanas kishte paraqitur një ankesë zyrtare pas humbjes 2-0, duke kundërshtuar vendimet e gjyqtarit István Kovács, veçanërisht për një penallti të pretenduar pas një prekjeje me dorë brenda zonës. Barcelona kishte vlerësuar se vendimet e arbitrimit kishin ndikuar drejtpërdrejt në rrjedhën dhe rezultatin e ndeshjes.
Megjithatë, pas shqyrtimit të rastit, Organi i Kontrollit të Etikës dhe Disiplinës i UEFA-s e ka shpallur ankesën të papranueshme, duke mbyllur kështu çështjen nga ana procedurale.
Ky vendim pritet të ndikojë në atmosferën e ndeshjes së kthimit mes dy skuadrave, e cila zhvillohet sonte, me tensionet që mbeten të larta pas polemikave të krijuara nga takimi i parë.
KosovaPress