Mbyllet pjesa e parë në Metropolitano
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Mbyllet pjesa e parë në Metropolitano
New Project - 2026-04-29T185033.251
29/04/2026 - 21:51
Linku u kopjua

Pjesa e parë e gjysmëfinales mes Atlético Madrid dhe Arsenalit është mbyllur me avantazhin minimal 0-1 të "Topçinjve", në një 45-minutësh të mbushur me intensitet dhe emocione.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 44-të, kur Viktor Gyökeres u tregua i pamëshirshëm nga pika e bardhë, duke ndëshkuar gabimin e David Hancko-s që shkaktoi penallti pas një ndërhyrjeje të ashpër.

Ndonëse madrilenët e Diego Simeone-s dominuan në disa momente, me Julian Alvarez dhe Ademola Lookman që humbën raste të arta me kokë, gjakftohtësia e djemve të Artetës bëri diferencën, duke i dërguar anglezët në pushim me një këmbë drejt finales së madhe.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026