Trajneri i ekipit kombëtar norvegjez, Stale Solbakken, ka theksuar se organizatorët e Kupës së Botës “janë hipokritë” pas ngjarjeve që dërguan në fillimin e turneut.
Kur u pyet për lojtarin e Irakut, Aymen Hussein, sulmuesin që u mor në pyetje për gati shtatë orë gjatë hyrjes së tij në Çikago, ai deklaroi se organizatorët janë hipokritë.
Ishte fillimi i një serie pyetjesh rreth asaj që ai mendon për faktin se disa ngajrje jo të lidhur me sportin kanë ndikuar në përgatitjet për kampionatet, të cilat luhen në Kanada, Meksikë dhe SHBA.
“Gjithashtu mendoj se të gjithë mund të biem dakord se ka shumë gjëra që mund të kishin qenë ndryshe, por të gjithë jemi hipokritë. Ka shumë gjëra të ndryshme për të cilat do të doja të flisja. Ka disa situata që, sigurisht, mund të ishin bërë ndryshe”, tha ai.“Në fakt mendoj shumë për këtë. Gjithçka, nga fakti që vendi pritës është në luftë me një komb tjetër, deri te sfidat si ajo që ngritët tani”, u përgjigj trajneri.
Norvegjia do të përballet me Irakun në ndeshjen e saj të parë të mërkurën, më 17 qershor.