​Shqetësime për Bayernin, Davies pëson tjetër dëmtim muskulor
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Shqetësime për Bayernin, Davies pëson tjetër dëmtim muskulor
11/03/2026 - 12:54
Linku u kopjua

Bayern Munich ka konfirmuar se lojtari Alphonso Davies, ka pësuar një dëmtim të ri. Mbrojtësi i majtë kanadez u detyrua të largohej nga fusha gjatë ndeshjes dhe u pa dukshëm i prekur emocionalisht.

Lojtari ishte në lot pasi ndjeu shqetësime në muskul, duke ngritur shqetësime për një tjetër periudhë mungese në fushë, derisa stafi mjekësor i Bayern-it pritet të kryejë ekzaminime të detajuara në orët në vijim për të përcaktuar shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit.

Davies, një nga lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës bavareze dhe i njohur për shpejtësinë dhe kontributin ofensiv nga krahu i majtë, ka pasur disa probleme fizike kohët e fundit, çka mund të ndikojë në planet e ekipit për ndeshjet e ardhshme.

Jamal Musiala dhe Jonas Urbig gjithashtu pësuan lëndime gjatë ndeshjes kundër gjigantëve italianë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026