​Real Madridi gati për epokën e re me Mourinhon, prezantimi zyrtar pritet nesër
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Real Madridi gati për epokën e re me Mourinhon, prezantimi zyrtar pritet nesër
Jose Mourinho
09/06/2026 - 11:44
Linku u kopjua

Trajneri portugez Jose Mourinho pritet të mbërrijë këtë pasdite në Madrid për të nisur zyrtarisht mandatin e tij të dytë në krye të Real Madrid. Sipas raportimeve të mediave spanjolle, prezantimi zyrtar i tij para publikut dhe mediave pritet të bëhet gjatë së martës.

Rikthimi i Mourinhos vjen pas rizgjedhjes së Florentino Pérez në krye të klubit. Real Madridi thuhet se ka paguar 15 milionë euro për të aktivizuar klauzolën e lirimit të trajnerit nga Benfica, ndërsa njoftimi zyrtar i marrëveshjes pritet të publikohet së shpejti.

Sipas raportimeve, Mourinho ka nisur menjëherë punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri. Ai ka kërkuar afrimin e një qendërmbrojtësi të nivelit të lartë dhe një mbrojtësi të majtë titullar. Në listën e dëshirave të trajnerit përmenden Joško Gvardiol dhe Riccardo Calafiori, ndërsa në klub tashmë janë konfirmuar afrimet e Ibrahima Konaté dhe Denzel Dumfries.

Ndërkohë, ardhja e Mourinhos do të sjellë edhe ndryshime në stafin teknik. Sipas të njëjtave burime, largimi i Álvaro Arbeloa konsiderohet i pashmangshëm dhe klubi pritet ta zyrtarizojë vendimin në orët e ardhshme.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026