​Pse magjia e Potter-it mund të ketë pasoja të kundërta për Suedinë ?
Sport
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
​Pse magjia e Potter-it mund të ketë pasoja të kundërta për Suedinë ?
potter
25/06/2026 - 16:55
Linku u kopjua

Kur Suedia arriti të punësonte ish-trajnerin e Chelseat, Graham Potter, për t’i dërguar ata në Kupën e Botës u duk si një surprizë, por tani plani mund të dështojë lehtësisht.

Shoqata Suedeze e Futbollit e solli Potterin pas periudhave të tij në Premeir Ligë me klube si Chelsea dhe West Ham, për të shpëtuar fushatën e tyre të dobët kualifikuese të Kupës së Botës, e cila u la në rrënoja, kryesisht pas dy humbjeve kundër Kosovës.

Potter ndërtoi reputacionin e tij si trajner gjatë një periudhe legjendare shtatvjeçare 2011-2018 me klubin suedez Ostersunds, në të cilën ai i çoi ata mrekullisht nga niveli i katërt i futbollit suedez në ligën e parë Allsvenskan, fitoi Kupën e Suedisë dhe mposhti Arsenalin në stadiumin Emirates në Europa Ligë.

Në rrethana pothuajse të mrekullueshme, Potter përdori magjinë e tij për t’i rikthyer fushatën suedezeve në rrugën e duhur përmes fitoreve në fazën eliminatore kundër Ukrainës dhe Polonisë, ku Potter e zgjati kontratën e tij deri në verën e vitit 2030.

Nëse Suedia eliminohet në raundin e 32-shave do të mbetet me një trajner, ndikimi i menjëhershëm i të cilit zbehet shpejt, nga ana tjetër, nëse suedezët ia dalin mbanë, ata do të përballen me një problem tjetër, pasi suksesi në Kupën e Botës pa dyshim do ta vendosë emrin e Potterit në garë për një rikthim në Premier Ligë ose në një klub të madh në Evropë.

Ish-mesfushori i Arsenalit dhe aktualisht Drejtori i Futbollit të Federatës Suedeze të Futbollit, Kim Kallstrom, ka theksuar se është i vetëdijshëm për këtë dilemë.

“Mendoj se bashkëpunimi ynë është jashtëzakonisht i mirë dhe mendoj se Graham është shumë i lumtur dhe entuziast që është trajner i ekipit kombëtar suedez, prandaj ai e shijon të qenit në këtë mjedis. Kam qenë i përfshirë në këtë sport për një kohë të gjatë dhe të gjithë e dimë se si funksionon. Nuk ka asgjë përfundimtare në futboll, por ambicia jonë është që Graham të jetë me ne për aq kohë sa të mundemi”, tha Kallstrom.

Suedia do të përballet me Japoninë të premten në orën 01:00, në një ndeshje vendimtare që do të luajë rol në përcaktimin e tre vendeve të para në Grupin F.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026