​Osmani në Ditën Olimpike: Kampionët tanë e bënë Kosovën të njohur në botë
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Osmani në Ditën Olimpike: Kampionët tanë e bënë Kosovën të njohur në botë
Osmani-Kuka
23/06/2026 - 14:12
Linku u kopjua

Ish-Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shënuar Ditën Olimpike duke vlerësuar kontributin e sportistëve dhe punëtorëve sportivë që, sipas saj, kanë nderuar Kosovën në arenën ndërkombëtare dhe kanë lartësuar flamurin shtetëror.

Përmes një postimi, Osmani kujtoi sukseset e sportistëve kosovarë ndër vite, duke përmendur boksierin Aziz Salihu, fitues i medaljes së bronztë olimpike në vitin 1984, si dhe Majlinda Kelmendi, e cila në Lojërat Olimpike Rio 2016 i siguroi Kosovës medaljen e parë të artë olimpike si shtet i pavarur. Ajo përmendi edhe sukseset olimpike të Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.

“Përmes këtyre kampionëve, bota njohu jo vetëm talentin sportiv të Kosovës, por edhe historinë e një populli që me këmbëngulje, dinjitet dhe vullnet të pathyeshëm ka arritur të tejkalojë çdo sfidë”, ka theksuar Osmani.

Presidentja shprehu mirënjohje për Komiteti Olimpik i Kosovës, federatat sportive, trajnerët, sportistët dhe të gjithë punëtorët sportivë për kontributin e tyre në zhvillimin e sportit dhe ruajtjen e frymës olimpike, duke uruar që flamuri i Kosovës të vazhdojë të valojë krenar në ngjarjet më të mëdha sportive botërore.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026