​Komuna e Mitrovicës së Jugut, shpërblen kampionët e qytetit në sport
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
​Komuna e Mitrovicës së Jugut, shpërblen kampionët e qytetit në sport
drejtori mitrovice
30/06/2026 - 13:39
Linku u kopjua

Drejtori i Drejtorisë për Kulturë Rini dhe Sport Gazmend Asllani, përmes një postim më faqen e tij zyrtare në facebook ka bërë të ditur se për klubet sportive, Komuna e Mitrovisë së Jugut ka ndarë 60.000 euro.

Shpërblimet janë ndarë për Klubin e Basketbollit Trepça për meshkuj 30.000 €, për vajza 5.000 €, ndërkohë për Klubin e Futbollit Mitrovica për meshkuj 10.000 €, derisa për vajza janë ndarë 15.000 €.

Ky shpërblim vjen si premtim i dhënë nga Kryetari i Komunës të Mitrovicës, Faton Peci për ekipet kampione, duke vlerësuar sukseset e tyre dhe kontributin në promovimin e sportit dhe të qytetit.

“Ky është një premtim i mbajtur dhe një dëshmi se investimi në sport nuk mbetet vetëm në fjalë, por shndërrohet në mbështetje konkrete për ata që, me punë dhe përkushtim, e bëjnë Mitrovicën krenare në arenën sportive”, shkruan Asllani.

Tutje, drejtori ka uruar të gjithë kampionët duke theksuar se sukseset e arritura janë frymëzim për brezat e rinj dhe motivim që ta mbështesin sportin edhe më fuqishëm.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026