​Osmani del nga zyrat e LDK-së: Mbështes deklaratën e Ilir Feratit për zhvillimet e fundit
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Osmani del nga zyrat e LDK-së: Mbështes deklaratën e Ilir Feratit për zhvillimet e fundit
Vjosa Osmanii
14/07/2026 - 15:28
Linku u kopjua

Ish-presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nuk ka pranuar të deklarohet për zhvillimet brenda LDK-së, duke thënë se e mbështet në plotni deklaratën e sekretarit të partisë, Ilir Ferati.

Osmani u pyet se a do ta mbajë postin e deputetes, gjë për të cilën tha se do të deklarohet kur të vijë koha.

“Është deklaruar sekretari i LDK-së, ju lus për mirëkuptim. Më dukët goxha shumë ju ka treguar edhe është deklaruar për krejt çështjet që janë me rëndësi, vetëm e mbështes atë deklaratë në tërësinë e saj. Për të gjitha çështjet e tjera, kur të vijë koha deklarohem”, tha Osmani, raporton KosovaPress.

Sekretari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ilir Ferati, ka deklaruar se deri më tani në zyrat e partisë nuk është deponuar asnjë kërkesë për mbajtjen e Kuvendit të Jashtëzakonshëm, pavarësisht raportimeve se të martën do të dorëzohen nënshkrimet për një gjë të tillë, raporton KosovaPress.

Ferati para mediave të martën tha se nuk ka asnjë informacion zyrtar që dëshmon se një iniciativë e tillë do të formalizohet.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026