​Narrativat serbe për Kosovën, Schneeberger: Po i përhap Vuçiq dhe “kukullat” e tij në veri
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Kati
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger ka reaguar karshi dezinformatave që udhëheqësit në Serbi po bëjnë për Kosovën, duke thënë se kjo narrativë është përhapur jo vetëm nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, por edhe nga “kukullat e tij vendase”, duke aluduar në politikanin Aleksandër Arsenijeviq.

Derisa zyrtarët serbë po përhapin dezinformata duke pretendtuar se gjoja po ndodh “spastrim etnik” apo edhe “gjenocid” ndaj serbëve në veri të vendit, Schneeberger ka thënë se realisht serbët në Kosovë janë nën presion nga Serbia.

“Narrativa e ‘gjenocidit’ ndaj serbëve në Republikën e Kosovës është përhapur jo vetëm nga vetë Vuçiq, por edhe nga kukullat e tij vendase. Por çfarë i kërcënon në të vërtetë serbët e Kosovës - një dyqan ushqimesh të shpejta, një bilbil apo ndikimi nga Serbia?”, ka shkruar ajo në X derisa ka shpërndarë edhe disa fotografi ku shihet edhe Aleksandër Arsenijeviq.

https://kosovapress.com/%e2%80%8bprotestuesi-paqesor-aleksander-arsenijeviq-me-maskat-ku-u-sulmua-kfor-i

Arsenijeviq njihet për provokime, për cka edhe është arrestuar disa herë nga Policia e Kosovës. Së fundi janë publikuar disa fotografi ku ai shihet i rrethuar nga pjesëtarë të maskuar të të ashtuquajturës “Mbrojtja civile” në Zveçan, kur janë sulmuar trupat paqeruajtëse të KFOR-it.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024