Një serb paraqitet rrejshëm si zyrtar i AKI-së, Mustafa: Po sulmohet institucioni
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Rrustem Mustafa: Liria në Kosovë po rritet
Foto Arkivë
5 ditë më parë
Linku u kopjua

Pas raportimeve për arrestimin e një shtetasi serb i cili ishte paraqitur rrejshëm si agjent i AKI-së, ka reaguar ish-komandanti i UÇK-së në zonën e Llapit, Rrustem Mustafa - Remi.

Ai përmes një reagimi në Facebook ka thënë se kohën e fundit AKI është sulmuar shumë.

“Të gjithë ata që duan të përfitojnë duke e dëmtuar inteligjencën e vendit duhet të përfundojnë me akuzën për rrezikim të sigurisë kombëtare”, ka shkruar ai.

Një shtetas i Serbisë ka përfunduar në pranga të enjten pasi dyshohet se bëri prezantim të rremë si zyrtar i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës. Ai dyshohet se ka planifikuar vrasjen e një gruaje.

Sipas ish-deputetit Rrustem Mustafa, këto sulme nuk janë vetëm duke u paraqitur rrejshëm në emër të AKI-së, por edhe duke e sulmuar rrejshëm AKI-në.

E sipas njohësve të sigurisë, sulme të tilla bëhen për të dëmtuar imazhin e AKI-së dhe shtetit të Kosovës.

https://kosovapress.com/nje-serb-prezantohet-rrejshem-si-zyrtar-i-aki-se-islami-synohet-demtimi-i-imazhit-te-kosoves

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024