​Miratohet projektligji kundër dukurive negative në sport
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Kosovës, është miratuar projektligji kundër dukurive negative në sport. Zëvendësministrja Daulina Osmani theksoi se ky ligj është i bazuar në standartet e Këshillit të Evropës dhe definon dhunën në sport dhe obligon strukturat sportive të zbatojnë rregullat për parandalimin, raportimin efikas dhe sanksionimin e dhunës.

“Pas konsultimit me komunitetin sportiv, kemi përgatitur projektligjin kundër dukurive negative në sport i cili bazohet në standartet konkrete të Këshillit të Evropës dhe të federatave ndërkombëtare sportive. Ky projektligj definon dhunën në sport dhe obligon strukturat sportive të zbatojnë rregullat për parandalimin, raportimin efikas dhe sanksionimin e dhunës. Parasheh standartet e rendit dhe sigurisë gjatë organizimit të ngjarjeve sportive si dhe simulon dialogun e grupeve të tifozerisë më organizatat sportive për mbarëvajtje sa më të mirë të ngjarjeve sportive. Projektligji vendos masa dhe veprime kundër kurdisjeve dhe basteve në sport”, theksoi Osmani.

Miratimi i projektligjit u bë pa asnjë votë kundër në këtë mbledhje të Qeverisë së Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024