​Mërgim Bajraktari pajiset me UEFA A Licencë për trajner
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Mërgim Bajraktari pajiset me UEFA A Licencë për trajner
mergim-bajraktari-230626
23/06/2026 - 15:04
Linku u kopjua

Mërgim Bajraktari ka arritur një tjetër sukses të rëndësishëm në karrierën e tij sportive, duke u pajisur me UEFA A Licencë për trajner profesionist, një nga kualifikimet më të larta në futbollin evropian.

Bajraktari njihet për rrugëtimin e tij të veçantë në futboll. Si lojtar, ai konsiderohej një nga talentet më premtuese të futbollit shqiptar dhe përfaqësoi Shqipërinë në grupmoshat U18, U19 dhe U21. Megjithatë, karriera e tij u vështirësua nga një dëmtim serioz i pësuar gjatë një grumbullimi me Kombëtaren U21 në Austri, që e la jashtë fushave për rreth 18 muaj.

Pavarësisht kësaj sfide, ai vazhdoi të mbetet pjesë e futbollit, duke luajtur në klube zvicerane si FC Thun, FC Nyon dhe FC Black Stars, ku fitoi përvojë të vlefshme në futbollin ndërkombëtar.

Pas përfundimit të karrierës si futbollist, Bajraktari iu përkushtua trajningut. Ai ka shënuar progres të vazhdueshëm në futbollin rajonal të Baselit, ku është vlerësuar ndër trajnerët më të suksesshëm të rajonit Basel-Baselland. Sipas të dhënave, ekipet që ai ka drejtuar kanë regjistruar ngritje të vazhdueshme sportive, duke avancuar nga një kategori në tjetrën.

Më 7 qershor, Bajraktari përfundoi sezonin me FC Klayhengen në vendin e parë të Ligës së Dytë Rajonale, ndërsa nga 1 korriku do të marrë drejtimin e skuadrës Old Boys.

Me fitimin e UEFA A Licencës, Bajraktari vazhdon ngritjen profesionale dhe konsiderohet një emër premtues për të ardhmen e trajningut, me synimin për të ndërtuar një karrierë në nivelet më të larta të futbollit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026