​Me ballafaqime të forta, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Me ballafaqime të forta, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
Liga e Kampioneve
17/03/2026 - 07:59
Linku u kopjua

Me ballafaqime të forta, sonte mësohen katër çerekfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve

Gara më prestigjose evropiane e futbollit për klube, Liga e Kampionëve do t’i mësojë sonte katër skuadrat e para çerekfinaliste për këtë edicion.

Gjithçka nis nga ora 18:45 kur Sportingu dhe Bodo/Glimti ballafaqohen në ndeshjen e dytë, derisa skuadra norvegjeze ka epërsinë prej tre golave nga ndeshja e parë dhe është një hap larg befasisë së dorës së parë.

Sfidë interesante dhe me rezultat krejt të hapur është ajo ndërmjet Arsenalit dhe Bayer Leverrkusenit që nis nga ora 21:00. Rezultati i ndeshjes së parë është 1-1, andaj gjithçka është e hapur sa i përket asaj se cila nga këto dy skuadra do të vazhdojë tutje.

Tutje, Paris-Saint-Germain do ta vizitojë Chelsean në “Stamford Bridge” nga ora 21:00. Francezët kanë një komoditet mjaftë të madh në këtë sfdë pas triumfit 5 me 2 në “Parkun e Princave” javën e kaluar.

E derbi i madh do të zhvillohen në stadiumin “Etihad”, aty ku Manchester City e pret Real Madridin. Skuadra spanjolle ka avantazhin e tre golave nga ballafaqimi i parë dhe është favorit për të vazhduar në fazën tjetër. Edhe kjo ndeshje nis nga ora 21:00.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026