​Mbyllen pjesët e para në Superligën e Kosovës – Drita dhe Drenica në epërsi
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Mbyllen pjesët e para në Superligën e Kosovës – Drita dhe Drenica në epërsi
superliga e kosoves
09/05/2026 - 16:49
Linku u kopjua

Janë mbyllur pjesët e para të dy ndeshjeve të rëndësishme të xhiros së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll, ku rezultatet aktuale sjellin zhvillime interesante si në garën për titull ashtu edhe në luftën për mbijetesë.

Në Gjilan, kampioni kryesues Drita po udhëheq 1-0 ndaj Ballkanit në një derbi vendimtar për kreun e tabelës. Golin e epërsisë për vendasit e realizoi Besnik Krasniqi në minutën e 23-të, duke ndezur atmosferën në stadiumin me bari sintetik. Drita kërkon fitoren që do ta afronte ndjeshëm drejt titullit, ndërsa Ballkani është nën presion për të reaguar në pjesën e dytë.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar po ashtu në orën 16:00, Drenica po udhëheq 2-0 ndaj Gjilanit. Golin e avantazhit për Drenicën e shënoi Kreshnik Uka në minutën e 33-të, kurse të dytën e shënoi Kodra në minutën e 40’. Kjo përballje ka shumë peshë në garën për mbijetesë, ku vendasit kërkojnë me çdo kusht pikët maksimale, ndërsa Gjilani është në kërkim të rikthimit te fitorja pas një serie negative prej pesë ndeshjesh.

Pritet një pjesë e dytë e zjarrtë në të dy sfidat, në luftën për titull ashtu edhe në betejën për mbijetesë në elitën e futbollit kosovar.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026