Kancelari gjerman Friedrich Merz është bërë objekt talljesh në rrjetet sociale pas një postimi ku ai lavdëroi kombëtaren gjermane për “frymën e ekipit”, pavarësisht eliminimit nga Kupa e Botës pas humbjes në penallti ndaj Paraguait. Reagimi i tij erdhi menjëherë pas ndeshjes së humbur nga Gjermania, duke shkaktuar reagime të shumta ironike.
“Edhe pse eliminimi dhemb: Çfarë ndeshje! Me përkushtimin dhe frymën tuaj të ekipit në këtë Kupë Bote, ju e keni emocionuar vendin tonë. Jemi krenarë për ju”, shkroi Merz në rrjetet sociale, duke u përpjekur të vlerësojë paraqitjen e skuadrës pavarësisht eliminimit.
Sipas mediave gjermane, reagimet nuk u kufizuan vetëm në rrjete sociale. Tabloidi “Bild” e quajti si eliminimin e ekipit ashtu edhe postimin e kancelarit “të turpshëm”, ndërsa e përditshmja “Süddeutsche Zeitung” e cilësoi eliminimin si “turpi i radhës”.
Gjermania u eliminua pas humbjes së parë në penallti në historinë e saj në Kupën e Botës, me dështimet nga Kai Havertz, Nick Woltemade dhe Jonathan Tah.