Kryeministri i Kanadasë, Mark Carney, ka shkaktuar të qeshura gjatë samitit të NATO-s në Ankara, pasi me humor i kërkoi homologut norvegjez, Jonas Gahr Store, që t’ia “huazojë” sulmuesin Erling Haaland për Kombëtaren e Kanadasë në Kupën e ardhshme të Botës.
Gjatë një takimi me kryeministrin e Norvegjisë dhe kancelarin gjerman Friedrich Merz, Carney theksoi rëndësinë e bashkëpunimit mes Kanadasë dhe Norvegjisë, një ditë pasi Ottawa arriti marrëveshje për nëndetëse me një partneritet gjermano-norvegjez.
Deklarata e tij u prit me të qeshura, ndërsa kryeministri norvegjez iu përgjigj me humor duke bërë një gjest simbolik të vozitjes vikingë.
“Ai nuk është në shitje”, tha ai.Kanadaja, një nga bashkëorganizatorët e Botërorit, u eliminua javën e kaluar, por realizoi paraqitjen më të mirë në historinë e saj në këtë garë, duke siguruar pikën e parë, fitoren e parë dhe kualifikimin e parë në fazën me eliminim direkt.
KosovaPress