Altin Gjokaj merr ftesë nga Kosova
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Altin Gjokaj merr ftesë nga Kosova
Altin Gjokaj merr ftesë nga Kombëtarja A për ndeshjet e qershorit
Portieri i Kombëtares së Kosovës U21, Altin Gjokaj, është ftuar t’i bashkohet Kombëtares A për pjesën e mbetur të grumbullimit aktual, ka njoftuar Federata e Futbollit e Kosovës.
Sipas FFK-së, portieri Arijanet Muriç ka ndier shqetësime gjatë stërvitjes së djeshme dhe stafi teknik ka vendosur që ai të mos ngarkohet më tej, me qëllim që të shmanget çdo rrezik për ndonjë lëndim eventual.
Në mungesë të mundësisë që portieri Faton Maloku, i cili ishte në listën rezervë, t’i bashkohej ekipit, përzgjedhësi Franco Foda ka vendosur të ftojë Gjokajn në radhët e ekipit kombëtar.
FFK vlerëson se Gjokaj është një prej portierëve më premtues të gjeneratës së re, ndërsa kjo ftesë konsiderohet një mundësi e rëndësishme për të fituar përvojë pranë ekipit të parë të Kosovës. Ai do të jetë pjesë e Kombëtares A deri në përfundim të këtij grumbullimi.
KosovaPress