Fer Volley fiton derbin dhe i afrohet titullit të kampionit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Fer Volley fiton derbin dhe i afrohet titullit të kampionit
New Project - 2026-04-30T165328.169
30/04/2026 - 19:54
Linku u kopjua

Fer Volley ka bërë një hap gjigant drejt titullit në Raiffeisen Superligën A të volejbollit për femra, pasi mposhti rivalin lokal, Ferizajin, me rezultat të pastër 3-0 në finalen e tretë të "Play-Off"-it.

Ndeshja nisi me një set të parë mjaft të luftuar që përfundoi 25/23, por stabiliteti dhe kontrolli i Fer Volley u reflektua edhe më qartë në setin e dytë ku dominuan 25/16. Ndonëse Ferizaj u përpoq të reagonte në setin e fundit, qetësia e lojtareve të Fer Volley në momentet vendimtare bëri që ato ta mbyllnin setin 25/22 dhe të gjithë takimin me fitore bindëse, duke treguar mbrojtje të organizuar dhe efikasitet të lartë në sulm.

Pas këtij suksesi, Fer Volley ka marrë epërsinë 2-1 në serinë finale, ku kampione do të shpallet skuadra që arrin e para tri fitore.

Rivaliteti mes dy skuadrave ferizajase ka qenë i lartë gjatë gjithë finales, me Fer Volley që fitoi ndeshjen e parë 3-1 dhe Ferizajin që u kundërpërgjigj në të dytën me 3-2, por tashmë Fer Volley është vetëm një fitore larg kurorës së kampionit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026