KGJK të premten shqyrton kërkesën e Haxhiut, i jepet epilog dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
KGJK të premten shqyrton kërkesën e Haxhiut, i jepet epilog dorëheqjeve të gjyqtarëve serbë
KGJK123
22/07/2026 - 16:29
Linku u kopjua

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) mblidhet të premten më 24 korrik. Në këtë mbledhje do të shqyrtohet edhe  kërkesa e ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu dhe i njoftimeve të gjyqtarëve dhe stafit nga komuniteti serb për tërheqje të dorëheqjeve.

Haxhiu i kishte dërguar letër më 19 qershor kryesuesit të KGJK-së, Rrustem Thaqi, duke kërkuar t’i jepet epilog çështjes së dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe stafi mbështetës të komunitetit serb në sistemin gjyqësor të Kosovës.

Ndërsa, Këshilli Prokurorial i Kosovës më 20 korrik refuzoi tërheqjen e dorëheqjeve të prokurorëve dhe stafit mbështetës serb brenda sistemit prokurorial, duke i dërguar tek u.d. e presidentes për lirim nga detyra.

Haxhiu një ditë më pas bëri të ditur se ka nënshkruar dekretet për lirim nga detyra të shtatë prokurorëve serb, të cilët kishin ofruar dorëheqjet më 2022.

Reagoi Bashkimi Evropian duke shprehur shqetësim nga vendimi i djeshëm i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) për të pranuar dorëheqjet që ishin tërhequr tashmë dhe nga vendimi i sotëm i ushtrueses së detyrës së Presidentes, që dekretoi dorëheqjet.

“Kjo duket se nuk është në përputhje me ligjin, me procedurën e rregullt ligjore dhe me kërkesat e përgjithshme të sundimit të ligjit në Kosovë. BE-ja u bën thirrje të gjitha institucioneve përkatëse që të përmbahen nga veprimet që synojnë pengimin e riintegrimit të personelit gjyqësor serb të Kosovës”, thuhej në reagimin e BE-së.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026