Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se më 24 dhe 25 qershor do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në disa segmente rrugore, për shkak të organizimit të Kampionatit të Kosovës në Çiklizëm 2026.
Sipas njoftimit, dita e parë e garës do të zhvillohet më sot, 24 qershor me disiplinën Kronometër Individual (ITT), e cila nis në orën 10:00. Itinerari përfshin aksin Ferizaj – HIB Petrol në Bibaj – Babush, në segmentin e autostradës “Arbër Xhaferi” dhe kthimin në drejtim të kundërt. Përfundimi i garës është paraparë rreth orës 12:00.
Ministria u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që t’i planifikojnë me kohë lëvizjet e tyre dhe të respektojnë udhëzimet e Policisë së Kosovës, zyrtarëve të garës dhe sinjalizimin e vendosur përgjatë rrugëve.