​Haaland parashikon fituesin e Kupës së Botës
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Haaland parashikon fituesin e Kupës së Botës
haaland norway
23/06/2026 - 16:35
Linku u kopjua

Erling Haaland udhëhoqi Norvegjinë në fazën eliminatore të Botërorit, duke shënuar dy gola në secilën prej dy ndeshjeve të para të Grupit I, kundër Irakut dhe Senegalit, ku Norvegjia ka siguruar kualifikimin në fazën eliminatore edhe para se të përballet me Francën, dy herë fituese e Kupës së Botës.

Pas fitores 3-2 të Norvegjisë kundër Senegalit, Haaland dha një përgjigje mjaft të prerë kur u pyet për sfidën e përballjes me Francën e Kylian Mbappe në ndeshjen e fundit të grupit.

Mes festimeve në kampin e Norvegjisë, Haaland bëri të ditur se nuk i intereson për përballjen me Francën. Ai theksoi gjithashtu se Franca ka të ngjarë t’i mposhtë ata dhe ndoshta fitojnë të gjithë Kupën e Botës.

“Sinqerisht, nuk më intereson shumë. Ne kemi kaluar, kemi arritur të kalojmë tutje, gjë që është e pabesueshme. Kështu që, nuk më intereson shumë ajo ndeshje tani. Ata ndoshta do të fitojnë kundër nesh, ndoshta do ta fitojnë të gjithë turneun. Nuk më intereson shumë. Ata ndoshta do të na mposhtin dhe do të fitojnë titullin”, tha Haaland.

Si Mbappe ashtu edhe Haaland kanë pasur një nisje të shkëlqyer në Kupën e Botës, duke shënuar nga katër gola secili deri më tani. Dyshja janë të dytët në listën e golashënuesve të turneut, një gol pas Lionel Messit të Argjentinës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026