​Goditje për Interin, Chelsea ia rrëmben nga dora objektivin kryesor
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
​Goditje për Interin, Chelsea ia rrëmben nga dora objektivin kryesor
Inter
24/06/2026 - 10:32
Linku u kopjua

Chelsea është shumë pranë transferimit të talentit italian Marco Palestra, duke mposhtur konkurrencën e Interit në garën për anësorin 20-vjeçar të Atalantës.

Sipas raportimeve nga Italia, drejtuesit e Interit zhvilluan një takim me agjentin e lojtarit, Alessandro Lucci, për të diskutuar mundësinë e transferimit të futbollistit që sezonin e kaluar ishte i huazuar te Cagliari. Megjithatë, londinezët kanë hyrë fuqishëm në garë duke i ofruar lojtarit një kontratë shumë më të favorshme financiare.

Chelsea raportohet se i ka ofruar Palestrës një pagë prej 5 milionë euro neto në sezon, plus bonuse shtesë, me kontratë deri në qershor të vitit 2033. Nga ana tjetër, oferta e Interit ishte rreth 2.5 milionë euro neto në vit, me marrëveshje deri në vitin 2031.

Klubi anglez ka bindur gjithashtu Atalantën me një ofertë prej 55 milionë eurosh plus 5 milionë euro bonuse dhe 10 për qind nga shitja e ardhshme e lojtarit. Interi kishte ofruar 45 milionë euro plus 5 milionë euro bonuse.

Pavarësisht se fillimisht lojtari shihej më afër kalimit te Interi, situata ka ndryshuar në favor të Chelseat. Mediat italiane raportojnë se klubi zikaltër tashmë është pesimist për përfundimin e negociatave dhe nuk planifikon të paraqesë një ofertë të re.

Chelsea ka arritur marrëveshje si me lojtarin ashtu edhe me Atalantën dhe po përgatit udhëtimin e Palestrës në Londër për ekzaminimet mjekësore dhe nënshkrimin zyrtar të kontratës.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026